Manchester City zyrtarisht ka fituar titullin e Premierligës.
Citizens mund të kompletojnë tripletën nëse fitojnë finalet në Champions League dhe Fa Cup, shkruan GazetaBlic Sport.
Bernardo Silva ka folur për media pas titullit të fituar.
“Është bukur të fitosh tre tituj radhazi dhe pesë nga gjashtë të fundit. Ajo që kemi arritur në vitet e fundit ka qenë vërtet e mirë. Është historike sepse jo shumë ekipe e kanë bërë këtë”, tha fillimisht ai.
“Tani ne mund ta shijojmë suksesin me tifozët tanë dhe të mendojmë për finalen e FA Cup dhe finalen Championsit. Ne duam t’i fitojmë të tre trofetë.Ne do të jemi konkurrues dhe do të respektojmë dy ndeshjet tona të fundit në Premier League. Nëse ulim ritmin, do të jetë e vështirë për dy finalet“, përfundoi Silva.
/GazetaBlic Sport/