Sporti

Bernard Berisha shënon golin e parë këtë edicion në Superligën e Rusisë

05/01/2022 21:59
nga:L J

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha ka realizuar golin e dytë në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2-0, Akhmat Grozny kundër Cska Moskës, transmeton Gazeta Metro.

Kosovari, Bernard Berisha i cili luan në Superligën e Rusisë me Akhmat Groznyn ka realizuar në minutën e 97’të të takimit kundër Cska Moskës.

Pas një asistimi fantastik nga bashkëlojtari i tij, Daniil Utkin ai doli përball me portierin kundërshtar dhe nuk kishte si të gabonte për të i siguruar tre pikët ekipit të tij.

Ai nuk luajti nga minuta e parë e takimit, ndërsa hyri vetëm në pjesën e dytë dhe arriti të kontribuoj me një gol.

Berisha këtë sezon ka luajtur vetëm në 11 ndeshje në Superligën e Rusisë për shkak të një dëmtimi që kishte pasur, megjithatë ky ishte goli i parë për të këtë edicion ndërsa ka arritur të bëj edhe dy asistime.