Lajme

Bernard Arnault, njeriu më i pasur në botë

01/03/2023 11:39
nga:Y I

Elon Musk nuk qëndroi gjatë në krye të listës si njeriu më i pasur në botë.

Pasi arriti majat, ai është rrëzuar nga froni i më të pasurit të botës nga miliarderi 73-vjeçar francez Bernard Arnault.

Analistët e Forbes vlerësuan më 20 Dhjetor të vitit të kaluar se pasuria e 73-vjeçarit kap vlerën e 180,2 miliardë dollarëve, pra 17 miliardë dollarë më shumë se ajo e shefit të Twitterit.

Arnault është bashkëthemelues, drejtues dhe shefi ekzekutiv i Moet Hennessy Louis Vuitton. Ai është aksioneri më i madh dhe ka shumicën e të drejtave të votës në kompaninë e tij.

Kjo nuk është hera e parë që ai kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë. Ai e arriti këtë pozicion në vitin 2019, 2020 dhe përsëri në 2021.

Nëse Musk arrin ta kthejë shpejt Twitter-in në kompani fitimprurëse, Arnault mund të mos e mbajë titullin e më të pasurit të botës për shumë kohë. Megjithatë, arritjet e francezit janë për t’u shënuar.

Kompania e Arnault është firma më e madhe e mallrave luksoze në botë, ka mbi 175,000 punonjës dhe 5,500 dyqane.

Filialet e kompanisë përfshijnë shumë marka me famë si Bulgari, Dior, Fendi, Givenchy dhe natyrisht Louis Vuitton. Kompania gjithashtu ka në zotërim dyqanet e kozmetikës Sephora dhe dyqane të tjera në Paris.

/Klan News/