Lajme

Berlusconi ishte diagnostikuar me leukemi

06/12/2023 12:03
nga:G B

Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi që vdiq sot në moshën 86 vjeçare vuante prej disa kohësh nga kanceri i gjakut dhe po trajtohej në spitalin San Raffaele të Milanos.

Ai kishte leukemi kronike mielomonocitare – një gjendje e rrallë dhe ka pasur probleme të përsëritura shëndetësore që nga infektimi me koronavirus në vitin 2019.