Lajme

Berlin: Qëllohet me armë zjarri një 55-vjeçar nga Kosova

11/16/2022 20:52
nga:Y I

Një burrë nga Kosova është plagosur me armë zjarri në Berlin.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën Dolgenseestrasse.

Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, 55-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa po lëvizte me veturën e tij të tipit “Audi”.

I plagosur rëndë kosovari është dërguar për trajtim në spital.

Sipas policisë atje, në momentin kur ndodhi rasti brenda veturës nuk gjendej edhe ndonjë person tjetër.

Autoritetet bëjnë me dije se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe theksojnë se nuk ka ndonjë provojë se rasti ka të bëjë me ndonjë nga klanet kriminale.

Rasti i cilësuar si “Vrasje në tentativë”, po hetohet nga departamenti i vrasjeve.