Lajme

Berjani: Çmimet e naftës në Kosovë, bien në nivelin e para 5 viteve

05/05/2023 14:43
nga:N M

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 viteve.

Berjani përFrontonline, bëri të ditur se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 cent.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi esht drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte Dizelli të jetë 1. € deri ne 1.15 cent, po ashtu edhe benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet”, tha ai.

Çmimet në regjion

Kosovë

Dizelli 1.23 €/ lit
Benzina 1.30 €/lit

Shqipëri

Dizel 1.59 €/lit
Benzina 1.60 €/

Serbi

Dizell 1.57 €/Lit
Benzin 1.59 €/lit

Mali Zi

Dizel 1.41 €/lit
Benzina 1.58 €/lit

Bosnia

Dizel 1.27 €/lit
Benzina 1.27 €/lit

Maqedonia veriore

Dizel 1.15 €/lit
Benzin 1.31 €/lit

Slovenia

Dizelli 1.56 cent
Benzina 1.55 cent

Kroacia

Dizelli 1.57 cent
Benzin 1.58 cent

Driton Selmanaj ‘godet’ Kryeministrin: Albin Kurti mund të jetë pjesë e skemave për veriun e Kosovës