Gazetari Ridvan Berisha, ka kritikuar mungesën e përfshirjes së Akademisë së Shkencave për të prodhuar shkencë në qartësimin e hamendjeve ndër qytetarë për rëndësinë e vaksinimit në dobi të shëndetit publik, shkruan GazetaBlic.
Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se një institucion kredibil do të duhej të dërgoj mesazhe te qytetarët për t’u vaksinuar.
“Ne nje kohe thashethemesh, me medyshje e mjegull ne gjykimet e qytetareve, nje institucion kredibil do te duhej te degoje mesazh te qytetaret per t’u vaksinuar?! Pse nuk po ndodh kjo, nuk e di. Mungesa e guximit profesional e njerezor nga Akademia per te inkurajuar vaksinimin eshte thjesht e pajustifikueshme”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Heshtja e Akademise se Shkencave…!
Shume sinqerisht, e kam te pakuptueshme mungesen e perfshirjes se Akademise se thirrur per te promovuar dhe prodhuar shkence ne qartesimin e hamendjeve nder qytetare per rendesine e vaksinimit ne dobi te shendetit te pergjithshem publik!
Ne nje kohe thashethemesh, me medyshje e mjegull ne gjykimet e qytetareve, nje institucion kredibil do te duhej te degoje mesazh te qytetaret per t’u vaksinuar?! Pse nuk po ndodh kjo, nuk e di. Mungesa e guximit profesional e njerezor nga Akademia per te inkurajuar vaksinimin eshte thjesht e pajustifikueshme!


