Lajme

Berisha: S’do ta lëmë që Portin e Durrësit ta marrin Basha e Rama

01/10/2022 23:00
nga:L J

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, paralajmëron për opozitë të fortë në kundërshtimin e projektit për Portin e Durrësit.

Ai akuzoi se në këtë aferë janë përfshirë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Do të jetë opozitë e vërtetë. Pse do të lemë ne Portin e Durrësit që 800 mijë metra t’i marrë Rama me Bashën. Kurrën e kurrës”, tha ish-kryeministri në Euronews Albania.

Berisha tha se ka dalë qartë që Basha është i përfshirë në këtë koncesion, derisa shtoi se po të drejtohej prej tij opozita, nuk do të lejohej kurrë që të ndodhte korrupsioni me inceneratorët.

Ai tha se PD-ja e ka denoncuar vetëm dy herë këtë aferë dhe në padinë penale është hequr emri i këshilltarit të Ramës, Engjëll Agaçi.

“E ka hequr se Engjëll Agaçi është njeriu që i mbyll çështjet atij në gjykata”