Lajme

Berisha: Qeveria t’i kërkojë falje SHBA-ve, me “kryeneçësinë” e Kurtit, Kosova do të bie në situatë të palakmueshme

11/15/2022 17:51
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se Qeveria Kurti nuk mund të ec përpara pa koordinimin me SHBA-të, veçanarisht për çështjen e targave.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Berisha thotë se Kurti duhet të analizojë gjithë situatën mirë e mirë dhe në fund të marrë një vendim.

“Kryeministri Kurti, para se të marrë një vendim duhe të analizojë mirë situatën për kapacitete dhe mundësi politike me i implementu vendimet e veta dhe me zbatu ligjin. Sa i përket shtyrjes së afatit dhe kërkesat e ndëkombëtarëve në lidhje me këtë, mendoj se Qeveria nuk mund të ec përpara pa u koordinuar me partnerët tanë veçanarisht me SHBA-të”, tha Berisha.

Berisha thotë se në formë diplomatike, Qeveria i ka ‘borgj’ një kërkim falje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse sipas tij kryeministri Kurti me “kryeneçësinë” e tij, i ka sjell një një në një pozicion jo të lakmueshëm në diplomacinë ndërkombëtare.

“Qeveria duhet në formë diplomatike të kërkojë falje nga SHBA-të që i ka sjell në një pozicion jo të lakmueshëm në diplomacinë ndërkombëtare, për shkak të qëndrimit kryeneç të kryeministrit Kurti, në lidhje me kërkesën e tyre për shtyrjen e afatit për targa”, thotë Berisha.

Berisha shton faktin që SHBA-të po mundohen të gjejnë alternative që situata në Kosovë të jetë nën kontroll dhe mos të ketë eskalim në veri, përndryshe sipas tij nëse Kurti nuk e shtyen afatin për targa do të ketë përkeqësim të situatës.

“Kjo kërkesë e SHBA-ve vjen nga sjellja joparimore e vetë Qeverisë dhe tani ata kanë provuar të gjejnë një alternativë, përmes të cilës munden me mbajt situatën nën kontroll dhe të mos dëmtohet Kosova në aspektin politik. Përndryshe, me kryeneçësinë e Qeverisë, Kosova do të bie në një pozicion të palakmueshëm dhe për këto i kemi edhe paralajmërimet në teren, siç ndodhi edhe tubimi në veri. Pra, ka paralamërime për përkeqësim të situatës”, tha Berisha.

“Qeveria duhet t’i analizojë mirë të gjitha këto, në raport me kërkesën e partnerëve tanë dhe mbi të gjitha të themelojë edhe vendimmarrje politike”, tha Berisha.

Berisha ka folur edhe për takimin e Bislimit dhe Lajçakut, ku thotë se ky i fundit është sjell në frymën e njejtë për shtyrje te afatit.

“Edhe takimi i fundit i Lajçakut me Bislimin është sjell në këtë frymë, sepse përkundër faktit që është ndërmjetësues i BE-së, ai dha garanci që Kosova do ta ketë mbështetjen e Amerikës për çdo marrëveshje që e bëjmë si subjekt i barabartë në raport me Serbinë”, përfundoi Berisha për Gazeta Blic.