Lajme

Berisha: Prishtinën e BON VEÇ BEKA!

10/02/2025 18:32
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale ku, me tone ironike e të drejtpërdrejta, u është drejtuar qytetarëve duke theksuar se për promovimin e fushatës së tij po shpenzon para personale, jo të qytetarëve, raporton GazetaBlic.

“E me e sponzorizu këtë post më kanë vy veç 5 euro, po t’miat, jo t’qytetarëve sikur do-do,” ka shkruar ai.

Berisha shtoi se Prishtina i takon të gjithëve dhe se, sipas tij, “Prishtinën e bon veç Beka”, duke lënë të kuptohet se është kandidati i duhur për ta çuar kryeqytetin përpara.