Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në seancën plenare në lidhje me zjarrin në IML.
Berisha tha se i vjen keq se po flitet me pandjeshmëri për këtë çështje.
“Së pari më vjen keq se me kaq pandjeshmëri po folet për një temë të ndjeshme.Duhet të formohet një Komision Hetimor Parlamentar nga të gjitha partitë politike.
Ai tutje pati edhe një pyetje për Shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së dhe AAK-së në lidhje me themelimin e këtij Komisioni.
“Pse po hymë me ba një komision Hetimor kur aty janë djegur provat dhe me konservu këtë enigmë dhe mos me marr vesh kurgja hiq” tha Berisha raporton Gazeta Blic.


