Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka folur rreth zgjedhjeve në veri ku u shpallët kryetarët e rinj. Berisha në një prononcim për GazetaBlic thotë se, Kosova shfaqi pjekuri institucionale.
Krahas kësaj, Berisha theksoi se zgjedhjet e mbajtura në komunat veriore nuk do të prodhojnë efekt politik, por sipas tij, ky është një skenar i përgatitur nga kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq.
“Zgjedhjet ishin detyrim kushtetues edhe vet mbajtja e zgjedhjeve po ashtu. U bë mirë që u mbajten në frymë demokratike dhe ligjore. Kosova demostroi pjekuri institucionale tashmë të standardizuar sipas parimeve të BE. Por, efekt politik nuk do të prodhojnë, sepse këtë skenar e ka përgatitur Albini me Vuçiqin, për ta shitur “zajednicën autonome” në takimin e 2 Majit. Kjo situatë u lexua nga shumë ekspert, politikan e diplomat vendor e ndërkombëtar”, tha Berisha.
“Presioni i ndërmjetësuesve, sllovakut Lajçak dhe spanjollit Borel tashmë kanë marr zë jo vetëm në zbatimin e dakordimeve gojore, të tipit “obrenoviçiane” pa dokument ndërkombëtar të shkruar e nënshkruar, në Bruksel e Oher por efektin do ta japin në takimin e 2 Majit”, shtoi ai.
“Po ti referohemi metodologjisë së implementimit të procesit zgjedhor, pjesmarrjes së qytetarëve edhe sipas përkatësisë etnike në kontekst të demografisë, ngjanë si veprime identike me ato të kohës së regjimit të Millosheviçit, kur organizonte zgjedhje serbe në Kosovë, me disa siç cilësoheshin atëherë “shqiptarë të ndershëm/posteni albanci” (që sot jo pak prej tyre janë pjsë e të gjitha qeverisjeve), e të cilat bojkotoheshin paqësisht nga ne shqiptarët shumicë atëbotë, lexohet se ka për qëllim përgjigjen e kërkesës serbe apo të vet Serbisë, së vetëm një status i avancuar për serbet në atë pjesë të territorit por edhe në enklavat që konsiderohen pjesë e “asociacionit të hapur” me të drejtë vetqeverisje apo siç po përpiqen ta kamuflojnë me terma vetmenaxhim apo vetadministrim, që nënkuptojnë vetëdrejtim e vetëudhëheqje që në esencë është vet’qeverisje”, tha tutje Berisha.
Berisha thotë se në bazë të gjitha këtyre zhvillime, tashmë është i ditur edhe epilogu.
Sipas Berishës, Kurti dhe presidentja Osmani përshpejtuan themelimin e Asociacionit, teksa ka theksuar edhe deklaratat e BE-së në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
“Epilogu tashmë dihet i atyre proceseve politke. Me po të njejtën retorikë u mundua Presidentja, me recidivitet në shkeljen e Kushtetutës, deri edhe te kërcënimi e dhunimi i anëtarëve të Gjykatës për interperetimin e Kushtetutshmërisë së vendimeve politike, ta kamufloj dështimin e dëmshëm, që ju bë sistemit shtetëror me zgjedhjet e dështuara në Veri”, tha Berisha.
“Ky është rezultati zgjedhjeve made in Kurti/Osmani – përshpejtim i themelimit të Zajednicës! Pra, kjo që ndodhi në Veri ka qenë referendum albino-vjosian për krijimin e Zajednicës me status autonomie politke. Për ketë epilog të këtyre zgjedhjeve dhe rezultatit u deklaruan edhe nga Bashkimi Europian të cilët konsiderojnë se “zgjedhjet e mbajtura në veri të dielën nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjate për këto komuna” dhe se “kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet kthimit të përhershëm të serbëve në institucionet e Kosovës” duke insistuar në njërën nga detyrimet e marrëveshjes së parimeve 2013, atë për Asociacionin i cili nuk është më njëra nga 39 marrëveshjet dakorduese por detyrim “kusht” të cilin BE po e kërkon në mënyrë të përseritur se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt”. Nuk kemi marrëveshje për njohje reciproke, e as njohje nga pesëshja evropinane, por kemi vetëm dhe Asociacion me autonomi politke e territoriale për serbet, e pushtet autonom për kishën serbe”, tha Berisha për GazetaBlic.


