Lajme

Berisha i ashpër me Bahtirin për Thaçin: Soji juaj ia keni përgatitë të dhanat me shku në Hagë!

07/03/2024 22:41
nga:G B

Derisa po flitej për marrëveshjet e Washingtonit, në emisionin Politiko pati një debat të ashpër mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha dhe anëtarit të VV-së, Agim Bahtiri.

“Pse nuk ka shkuar në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen, kur ka qenë ajo,a e di sa kane qenë 17 marrëveshje për tu zbatuar “, pyeti Bahtiri drejtuar deputetit Berisha.

“Ka ndodh nënshkrimi një herë dhe Qeveria Kurti e ka refuzuar atë”, replikoi Deputeti Berisha.

“Edhe, i ka refuzu Qeveria Kurti ,sepse soji juaj i keni përgadit të dhënat për me i çu në Hagë”, tha mes tjerash ai.
Ndërkaq Bahtiri i pyetur në lidhje me ish presidentin e vendit, Hashim Thaçi, deklarou se ai i ksihte treguar 6 orë për planin e ndarjes së territorit.

“Nuk kam dëshirë të flas për Hashim Thaçin, kam fol për të para se të shkonte në Hagë dhe ai përmbi gjashtë orë më ka tregaur për planin e ndarjes së Kosovës”, shtoi ai.