Përplasjet mes tyre nuk mungojnë kurrë. Beteja e tyre politike shumë vjeçare po vazhdon edhe jashtë Kuvendit të Shqipërisë.
Fjala është për kryetarin e rizgjedhur të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama.
Ky i fundit është ilustruar nga Berisha me një fotografi ku shihet me kostum që shpërfaq kanabisin dhe ngjyrat e kësaj droge. Nuk mungoi as kurora e artë mbi kokë.
Madje, ish-kryeministri Berisha e ka quajtur Ramën “mbret të kanabisit”.
“The King of Canabis! Nuk i duhet Europa i duhet droga!! sb”, shkroi ai në Facebook.
Dyshja Berisha-Rama njihen për akuzat që vazhdimisht i bëjnë ndaj njëri-tjetrit.
Të dytë, kudo që janë shfrytëzojnë rastin për kritika në çështje të ndryshme që preokupojnë jo vetëm Shqipërinë, por në disa raste edhe Kosovën.



