Lajme

Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Mirush Kabashin, gjeniun e skenës

12/05/2023 11:20
nga:Y I

Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, Mirush Kabashi.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë duke shtuar se sot arti e skena e kombit tonë janë në zi.

Berisha shton se Kabashi ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për Mirush Kabashin, gjeniun e skenës

Të dashur miq, Mirush Kanashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmon. Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi. Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen i cili me aftësitë, talentin e rrallë në interperetimet në filma dhe teatër të mbi 100 personazheve të veprave dhe kryeveprave të autorve shqiptarë e botërorë do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar. I paarriteshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona. Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

Duke shprehur mirënjohjen më të pakufijshme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të Mjeshtrit të Madh, i lutem Zotit q” shpirti e tij të gjej paqen e merituar”-tha ai.