Zafir Berisha nga NISMA ka reaguar pas publikimit të skandalit financiar nga mediat sllovene, ku dyshohet se është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ai në Facebook e ka cilësuar skandaloze një gjë të tillë.
“Skandaloze. Ambasadori i Albinit dhe Vjosës (Kosovës) në Kroaci, trambolin e parave të Serbisë për një parti politike në Slloveni! Vetëvetiu shtrohet pytja; a thua sa pare të Serbisë i ka pru në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit kaluar, pasi Albini dhe Vjosa e kanë shpërblyer me pozitën e ambasadorit në Zagreb? Ky është vetëm fillimi… trushpërlarët e kuptojn më vonë, se janë ushqyer me “tagjin” propagandistike të financuar nga lobi serbo-rusë”, shkruan ai.
Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar mediumi slloven, Planet TV.
Ambasadori i Kosovës në Slloveni dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.


