Lajme

Berisha: Abdixhiku edhe LDK-ja ndodhen në traumat e 14 shkurtit 2021

05/07/2025 19:25
nga:G B

Gazetari, Ridvan Berisha ka thënë se Albin Kurti po godet në pikat me kritike të LDK-së.

Ai ka thënë se LDK-ja ndodhet në ndodhen në traumat e 14 shkurtit 2021 në atë periudhë kohe kur Kurti gëlltiti masivishtë elektoratin e LDK-së me atë rezultat mbi 50 për qind.

“Kurti po godet në pikat me kritike që sot ka LDK-ja, disa zëra brenda veç janë shprehur të gatshëm për një bashkëpunim me LVV-në. Abdixhiku edhe LDK-ja ndodhen në traumat e 14 shkurtit 2021 në atë periudhë kohe kur z.Kurti gëlltiti masivishtë elektoratin e LDK-së me atë rezultat mbi 50 për qind, ishte shumica e elektoratit të LDK-së dhe ideja që të gjithë të tjerët të shkojnë në takim te Kurti mbase është rezultat i këtij kurthi apo shantazhi politik i taktizimit të Kurit, mos të bëhemi ne delet e zeza, ata që publiku na sheh si problematik si bllokues dhe përfundimisht asnjëra as pala tjetër nuk kanë gatishmëri për konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Berisha.