Lajme

“Bereqeti” dhuroi shtëpinë e re për nder të 28 Nëntorit

11/28/2023 15:05
nga:N K

Shoqata Humanitare “Bereqeti” që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë sot me shtëpi të re, familjen Musaj nga Gjakova.

Për nder të festës Kombëtare të 28 Nëntorit, “Bereqeti” dhuroi çelësat e shtëpisë së re, pikrisht në këtë ditë.

Koordinatori i Bereqetit në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu, tha se ndjehet i lumtur çdo herë kur arrin të ndihmojë familje me kushte të rënda ekonomike.

Ai tha se kjo festë kombëtare është për të gjithë shqiptarët anë e mban dhe se solidariteti na bashkon edhe me shumë me njëri-tjetrin.

Prezentë gjatë dhurimit të celsave të shtëpisë ishte edhe Keyetari i Komunës, Ardian Gjini dhe kryetari i KBI-së në Gjakovë, Valon Myrta.

Familja katër anëtarëshe Musaj po jetonte në kushtë të vështira, por që falë Bereqetit dhe donatorëve kjo familje nga sot do ta gëzojë shtëpinë e re.

Vitin 2023 “Bereqeti” e mbyll me dhurimin e dy banesave për familjet jetim. Ndërsa ditë më parë dhuroi edhe shtëpinë për familjen Ndrecaj.