Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar dje në Bruksel se është i gatshëm të nënshkruaj ‘modelin evropian’ të Asociaiconit paraqitur një javë më parë nga pesë emisarët evropianë dhe amerikanë në Kosovë.
Në lidhje me pranimin e Asociacionit sipas këtij modeli ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.
Beqa tha se Kurti asnjëherë nuk ka qenë i qëndrueshëm në deklaratat e tij.
Ai tha se i njëjti duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve dhe Kosovës që u’a ka humbur 10 vite.
“Albin Kurti, nëse e shikojmë kronologjikisht, nuk ka qenë stabil dhe i qëndrueshëm në deklarimet e tij. Ai duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve dhe Kosovës që u’a ka humbur 10 vite”
Deputeti i PDK-së tha se sa i përket obligimeve kushtetuese të njëjtat Kurti duhet t’i kryejë në harmonizim me Kushtetutën.
“Sa i përket obligimeve shtetërore si kryeministër duhet me i kry në harmonizim me Kushtetutën. Unë mendoj se nëse kjo Marrëveshje është në harmozim me Kushtetutën nuk munden me i ikë por çdo marrëveshje që e tejkalon Kushtetutën nuk duhet pranu” deklaroi Beqa për “Gazeta Blic”.
Megjithëse nga kryeministri Kurti u pranua që të nënshkruajë Marrëveshjen, presidenti serb Vuçiq refuzoi sërish.
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel,l tha pas takimit se palët nuk ishin të gatshme që të pajtohen për Marrëveshjen Bazë.
Ai po ashtu ka thënë se synojnë t’i afrojnë palët edhe drejt marrëveshjes, përfshirë edhe Asociacionin.
Dhe veprimet terroriste që i kemi dënuar sërish që sot jemi takuar me kryeministrin Kurti dhe pastaj me presidentin Vuçiq për të diskutuar për situatën dhe për të shpjeguar se rruga e vetme përpara është normalizimi përmes dialogut dhe se BE kërkon normalizim marrëdhëniesh midis dy vendeve dhe kemi pasur një pengesë të madhe që ka të bëjë me formimin e Asociacionit në Kosovë dhe në mënyrë që t’i afrojmë palët drejt një marrëveshje, ne propozuam në propozim të balancuar, evropian për Asociacionin dhe insistuam te palët që të marrin këtë rast që do të ishte hap i madh përpara.
“Për fat të keq, palët nuk ishin të gatshme të pajtohen me këtë pa parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër dhe në fund, ne kërkuam palët që seriozisht të angazhohen në procesin e normalizimit që mund të bëhet vetëm nëpërmjet dialogut, sepse është mënyra e vetme të avancojnë në rrugën evropiane, ne do të vazhdojmë të angazhohemi për arritjen e një marrëveshjeje, por sot për fat të keq, nuk ishte e mundur pa parakushte nga njëra palë që ishte e papranueshme nga pala tjetër” deklaroi Borrel raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Borell konfirmon se s’ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, thotë se palët kishin parakushte
Kurti këmbëngul në nënshkrimin e marrëveshjeve, thotë se Vuçiq refuzoi


