Kylian Mbappe është një nga emrat më të lakuar nga mediat lidhur me largimin e tij të mundshëm nga PSG.
Zërat për një kalim të tij te Real Madridi u shtuan edhe më shumë kur PSG u eliminua pikërisht nga “Los Blancos” nga Liga e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbappe u pa me bashkëkombësinë e tij francez, Karim Benzema pas përfundimit të asaj ndeshje që bëri mediat të aludojnë që dy miqtë te kombëtarja e Francës po flisnin rreth ardhjes së tij në “Santiago Bernabeu”.
Benzema së fundmi ka postuar një foto në Instagram ku shihet i përqafuar me yllin e PSG, Mbappe pikërisht në Bernabeu.

/GazetaBlic Sport/


