Sporti

Benzema e telefonoi Ronaldon pas ofertës së bujshme nga Arabia Saudite

06/03/2023 11:28
nga:Mergim Rreci

Karim Benzema u tundua nga oferta e Arabisë Saudite prej rreth 100 milionë euro në sezon dhe donte të dinte më shumë.

Ftesa nga kampioni i fundit Al Ittihad, me trajner portugezin Nuno Espírito Santo, madje bëri që francezi të thërriste ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo, tashmë të përshtatur në mënyrë perfekte me jetën në Al Nassr dhe në vend, sipas gazetës As, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, i njëjti burim përmend se Benzema zgjodhi të qëndrojë në Madrid, edhe pse arriti një marrëveshje verbale me skuadrën e Arabisë Saudite, e cila i lejoi të zgjidhte klubin dhe të ishte ambasador në fushatën për Botërorin 2030.

/GazetaBlic Sport/