Sporti

Benjamin Sesko do të mungojë të paktën deri në janar për shkak të një dëmtimi

10/28/2026 20:42
nga:L J

Sipas “The Athletic”, Manchester United pret që Benjamin Sesko të mbetet jashtë fushave të paktën deri në janar, ndërsa vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në pjesën e poshtme të këmbës.

Stafi mjekësor i klubit është konsultuar me specialistë për të përcaktuar trajtimin më të përshtatshëm për sulmuesin 23-vjeçar. Edhe pse Sesko po reagon mirë ndaj pushimit, pritet që atij t’i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar plotësisht përpara se të rikthehet në lojë.

Gjithashtu, do t’i duhet kohë për të rifituar formën e nevojshme fizike për ndeshje.

Hera e fundit që Sesko luajti ishte më 16 shtator, kur ishte titullar në humbjen e United ndaj Brightonit në “Carabao Cup”.

/GazetaBlic Sport