Andrea Belotti ka refuzuar ofertat nga Al-Hilal dhe Newcastle United teksa pret që Milani të bëjë një lëvizje për të.
Kontrata e sulmuesit 28-vjeçar italian skadon me Torinon në fund të këtij sezoni dhe shumë klube janë të interesuara ta blejnë lojtarin si transferim i lirë në verë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai kohët e fundit ka refuzuar ofertat e shtrenjta nga Al-Hilal dhe Newcastle United, me të dy klubet që diskutojnë kontrata me vlerë rreth 7-8 milionë euro neto në sezon.
Siç raportohet nga Calciomercato.com, Belotti dëshiron të bashkohet me Milanin mbi çdo klub tjetër dhe ai po pret që kuqezinjtë të bëjnë një lëvizje konkrete për të. Ai do të jetë në gjendje të nënshkruajë një parakontratë me ta nga java e ardhshme, kështu që gjërat mund të përparojnë gjatë muajve të ardhshëm.
Megjithatë, Milani duhet së pari të vendosë se çfarë të bëjë me Zlatan Ibrahimovic. Kontrata e sulmuesit 40-vjeçar suedez skadon me kuqezinjtë në fund të këtij sezoni dhe një takim me Paolo Maldinin është planifikuar për në mars.
/GazetaBlic Sport/


