Sporti

Bellingham nuk harron ish trajnerin e tij, e përqafoi dhe i dha mbrëmë fanellën e tij

03/07/2024 11:52
nga:Mergim Rreci

Pasi përfundoi ndeshja Real Madrid – Leipzig (1-1, 2-1 total) dhe u konfirmua kalimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve , rivalitetet kaluan dhe Jude Bellingham vrapoi te Marco Rose, trajneri i skuadrës gjermane.

Pati një moment emocional, me një përqafim, një bisedë, madje ai i dha fanellën e ndeshjes ish trajnerit të tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Rose ishte trajneri i tij në Borussia Dortmund në sezonin 2021/22.

/GazetaBlic Sport/