Lajme

Belgjikë: Arrestohen 3 shqiptarë

03/07/2024 11:27
nga:G B

Në Hageland të Belgjikës, policia ka arrestuar tre shqiptarë që dyshohen për disa vjedhje në Linter dhe Zoutleeuw.

Një makinë ku ndodheshin tre shqiptarë u kontrollua nga policia, shqiptarët nuk mund ta shpjegonin arsyen se pse ndodheshin në Belgjikë.

Ndërkaq, sipas tch, makina rezulton të jetë e regjistruar në të njëjtën adresë me një makinë të lidhur me disa vjedhje.

Përveç kësaj, nga hetimet dhe kontrollet e telefonave  celularë të tre shqiptarëve, të moshës 24, 36 dhe 37 vjeç, rezultoi se lidheshin gjithashtu me vjedhjet në Hageland.

E pas kësaj e gjithë kjo rezultoi që të tre atë të shkojë pas hekurave.