Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, në një postim të fundit në Facebook ka njoftuar për planet e tij për arsimin në kryeqytet, raporton GazetaBlic.
Berisha shkruan se mësimi gjithëditor do bëhet për të gjithë nxënësit, pa dallime dhe se planifikon qerdhe moderne, shkolla me kushte dinjitoze dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë.
“Qerdhe moderne, shkolla me kushte dinjitoze dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë. Fëmijët tanë nuk ndahen, mësimi gjithëditor do të bëhet për të gjithë, pa dallime. Kushtet në arsim janë për të gjithë, askush nuk mbetet anash”, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i tij i plotë:


