Lajme

Behrami: Kurti e konfirmoi atë që e kemi thënë që 5 vjet, ai është në shërbim të Speciales

07/03/2025 08:15
nga:Genita C

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në largim, Albin Kurti rreth ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Behrami ka thënë se Kurti e konfirmoi atë që është thënë për pesë vite.

Sipas tij, Kurti është në shërbim të Prokurorisë së Gjykatës Speciale.

“Sonte e konfirmoi edhe vetë atë që e kemi thënë që pesë vjet: Albini është në shërbim të Prokurorisë së Gjykatës Speciale” – tha ai.