Sporti

Begolli-Shkëmbit: Zotëri, ti fito, mos kërko faktor nga jashtë, je me meritë në atë pozitë në tabelë

05/02/2021 22:40
nga:L J

Granit Begolli mendon se skuadra e Ballkanit është me meritë në pozitën e tretë në tabelë – pasi nuk po arrin të triumfoj në duelet ndaj kundërshtarëve kryesor për titull.

Lidhur me deklaratën e Bledi Shkëmbit me presionin mediatik në Kosovë për trajnerët nga Shqipëria, Begolli tha se trajneri i Ballkanit duhet të gjejë faktorët e dështimit tek vetja, jo tek tjerët, përcjell GazetaBlic Sport.

“Zotëri ti fito, nuk po mund ta mposhtësh Prishtinën dhe Dritën në ndeshjen direkte. Ballkani po humb nga Drenica, janë me meritë aty ku janë, Shkëmbi nuk duhet të shikojë të gjejë faktor nga jashtë. Nuk duhet të flasësh, jo presion mediatik, jo motivi, problemi është tek ai qe s’po arrin të motivojë skuadrën e tij”, tha Granit Begolli për ATV.

/GazetaBlic Sport