Kombëtarja e Kosovës dëshpëroi mbrëmë ndaj Andorrës, pasi mori veç një barazim me rezultatin 1-1.
Kosova u ndal në stadiumin “Fadil Vokrri” nga autsajderi i grupit, duke shkaktuar kështu një problem që nuk duhet ishte, pasi vetëm tre pikët ishin qëllim – sepse i kemi vendosur vetes një objektiv si ai i kualifikimit në Europian, teksa tani kemi veç dy pikë në dy ndeshje.
Trajneri i njohur kosovar, Granit Begolli thekson se trajneri Giresse është fajtori kryesor që komnëtarja ynë dështoi ndaj Andorrës, pasi sipas tij nuk po ka ide rreth lojës, e formacionit.
“Është një ndeshje që duhet harruar shumë shpejtë, por duhet marrë diçka mësim nga kjo ndeshje për mënyren se si kemi interpretu takimin ndaj një kundërshtari inferior, realisht ndeshja me Izraelin ishte sinjali i parë që kombëtarja nuk është në rrugën e duhur sa i përket ides dhe lojës. Por unë besoj që e kishim me detyrim fitoren në këtë takim për objektivin që kemi, perveç rezultatit që ishte zhgenjyes edhe loja ishte shumë e dobët, e pa ide”, tha fillimisht Begolli për ‘GazetaBlic Sport’.
Granit Begolli poashtu shton se pjesa ofansive e mesfushës është një pozicion që po na shqetëson.
“Besoj që fajtor në kësi lloj situata mund të gjesh shumë duke u nisur me ngjaret e fundit që ndikuan tek ekipi. Besoj që trajneri nuk e ka iden se cila është 11’shja ideale pasi pam shumë ndryshime në pak ditë, e ku ndryshimet nuk sollën asgjë në lojë, besoj që duhet ndryshu shumëçka rreth lojës së ekipit në sulm, e ku kemi probleme te pjesa ofsansive e mesfushës – ku besoj se po na penalizon minutazha e futbollistëve nëpër ekipet e tyre. Shpresojmë që në ndeshjet e radhës ky kontigjent të ketë minuta më shumë, që t’i kemi në formë të mirë për vazhdimin e garës”, vazhdoi ai.
Në fund, Begolli tha se nëse nuk ndryshon diçka shpejtë – atëherë do të kemi probleme dhe duhet ta harrojmë kualifikimin.
“Besoj që barra kryesore i bie trajnerit, është e vërtetë që lojtarët nuk kishin shumë ide rreth lojës, por kjo pjesë i takon trajnerit dhe strategjisë rreth lojës që duhet përgatitur nga ai në varësi të kundërshtarit. Realisht kemi shumë probleme në këtë aspekt e që besoj do jetë detereminuse për suksesin e kombëtares, e nëse nuk ndryshojmë diçka shumë shpejtë qysh në ndeshjen me Rumaninë, duhet ta harrojmë kualifikimin”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


