Lajme

Begaj: Shqipëria e mbështet plotësisht KFOR-in

05/30/2023 15:30
nga:Y I

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka zhvilluar një bisedë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

Në njoftim thuhet se Begaj ka shprehur mbështetje të plotë për misionin e KFOR’it dhe aktivitetet e tij dhe se u ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar dje në protestë.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetje të plotë për misionin e KFOR’it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në protesta”, thuhet në njoftim.