Në Durrës po mbahet sot Samiti i Bordo Brijunit. Presidenti shqiptar Bajram Begaj i cili është mikpritësi i këtij samiti ka nisur fjalën hyrëse.
“Fillimisht më lini të nis me pjesën e agjendës, të cilin e keni parë secili prej jush paraprakisht. Me lejen tuaj, do nis fjalimin tim me një mesazh të shkurtër, së bashku me Slloveninë dhe Kroacinë ne vlerësojmë forcimin e rolit të kësaj platforme, temat që do të diskutohen për bashpëunim rajonal, rininë, hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë punëtore, integrimin në BE, integrimin në BE. Për ne ashkimin Evropian”, u shpreh Presidenti Begaj.
Begaj shtoi se agresioni rus në Ukrainë, ka shkaktuar përçarje politike dhe se ka ndikuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


