Sporti

Befason Darwin Nunez, fshin të gjitha fotografitë me fanellën e Liverpoolit!

05/06/2024 12:33
nga:Lorik J

Darwin Nunez u kritikua nga tifozët në internet pasi sulmuesi humbi një shans të lehtë në fitoren 4-2 të Liverpool ndaj Spurs.

Uruguaiani hyri në fushë vetëm në minutën e 75-të të lojës, por humbja e tij një me një kundër Vicario zemëroi tifozët.

Përdoruesi i X Sean shkroi: “Do ta shisja Nunezin menjëherë gjatë verës. Nuk mund të stërvitësh dikë që është budalla. Është e vetmja fjalë për ta përshkruar atë. Ai nuk mund të marrë vendime në fushën e futbollit.

Një përdorues, Tom Little poashtu shkruan: “Një lojë tjetër kalon ku Nunez merr vazhdimisht vendime të pasakta para portës. Si mund ta rregullojë dikush një mrekullibërës.”

Pas lojës, Darvini ka fshirë të gjitha postimet në Instagram të lidhura me Liverpool-in.

/GazetaBlic Sport