Sporti

Befasi në “Australia Open”, Cazaux mposht favoritin, Holger Rune

01/18/2024 12:46
nga:E K

Francezi, Arthur Cazaux ka shkaktuar befasinë e madhe në “Australia Open” në tenis.

Cazaux pati performancë të jashtëzakonshme duke mposhtur favoritin Holger Rune i cili renditet i teti në botë, shkruan GazetaBlic Sport.

Tenisti francez mposhti kundërshtarin me rezultat 7-6 6-4 4-6 6-3.

Cazaux është për herë të parë në raundin e tretë të një Majori.

/GazetaBlic Sport/