Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se janë ftuar në Bruksel për një takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Stano në konferencë për media, ka thënë se BE-ja e ka përsëritur disa herë se do të ketë takim. Por, ka thënë se së shpejti do të bëhet e ditur data e saktë.
“Disa herë kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i ka ftuar ata të vinë në Bruksel. Do të japim datën e saktë kur të jetë e caktuar”, ka thënë Stano.
LAJMI I FUNDIT/ Haxhiu: Në Institutin e Mjekësisë Ligjore zhduken provat për rastin e Astrit Deharit


