Ministrat europianë të Financave formalisht kanë aprovuar paketën e katërt të sanksioneve e cila ka në shënjestër 600 rusë, për të cilën ministri francez Bruno Le Maire e cilësoi si “vendim historik”.
“Është “paketa me e shpejtë dhe e fortë e sanksioneve e miratuar ndonjëherë nga Bashkimi Europian në historinë e tij”, thanë ministrat.
Emrat e individëve dhe subjekteve ruse të përfshirë në rundin e ri të sanksioneve nga BE nuk janë bërë të ditur.
Sanksionet u zgjeruan për të përfshirë, “oligarkët kryesorë, lobistët dhe propaganduesit që shtyjnë narrativën e Kremlinit për situatën në Ukrainë, si dhe kompanitë kryesore në sektorët e aviacionit, ushtarak dhe të përdorimit të dyfishtë, ndërtimin e anijeve dhe makineritë”, tha Këshilli Evropian në një deklaratë.
Kur u pyet nëse do të kishte sanksione të mëtejshme, Le Maire tha: “Unë mund t’ju konfirmoj atë që presidenti francez Emmanuel Macron tha javën e kaluar, të gjitha opsionet janë në tryezë”.


