Ukrainasit po regjistrohen masivisht në forcat e mbrojtjes dhe shumë që jetojnë jashtë vendit po kthehen për të mbrojtur atdheun e tyre ndaj agresorit rus.
Futbollisti i Manchester Cityt, Zinchenko ka qenë shumë aktiv me aktivitetet në mbrojtje të vendit të tij, por tashmë ka treguar se pse nuk është bashkuar në luftë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nëse nuk do të kisha një vajzë, do të isha tashmë atje dhe do të luftoja. Unë thjesht kam lindur kështu. Unë njoh njerëz nga vendi im dhe mentaliteti i të gjithëve është i tillë”.
“Jam shumë krenar që jam ukrainas dhe kjo ndjenjë është edhe më e madhe kur shikon njerëzit tuaj duke luftuar për popullin dhe vendin tonë. Unë i njoh njerëzit dhe njerëzit e mi, ata preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen. Ata mund të humbasin, por nuk do të dorëzohen”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


