Sporti

Bayerni u rinovon kontratën dy lojtarëve premtues

09/24/2021 15:00
nga:Mergim Rreci

Bayerni i Mynihut mendon për të ardhmen, duke blinduar dy talente si Christian Fruchtl, i cili rinovoi deri në 2023 dhe Malik Tillman, që nënshkroi deri në vitin 2024. Portieri 21-vjeçar, Fruchtl, dhe sulmuesi 19-vjeçar, Tillman, nuk kanë debutuar ende me ekipin e parë, por konsiderohen futbollistë premtues për të ardhmen.

Drejtori sportive i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, deklaroi se të gjithë në klub janë të kënaqur me zhvillimin e Christian Fruchtl dhe Malik Tillman. Ai pohoi se të dy lojtarët janë shembuj të punës së madhe me talented e reja.

Gjithashtu Salihamidzic pohoi se Fruchtl dhe Tillman i kanë të gjitha mundësitë për t’u bërë të rëndësishëm te Bayerni.