Sporti

Bayern rihap kampionatin, por ndaj Unioni-t rezultoi edhe një sukses me pasoja

01/25/2024 11:43
nga:E K

Bayern Munich mori një sukses të rëndësishëm në “Allianz Arena”, teksa mposhti Union Berlin minimalisht 1-0.

Fitore kjo që e çon në katër pikë diferencën me Bayer Leverkusen, por në fund ishte një triumf edhe me pasoja, pasi Upamecano u largua i dëmtuar dhe pritet të mungojë gjatë.

Këtë lajm e konfirmoi trajneri Tuchel pas ndeshjes, ndërsa vlerësoi skuadrën e tij për këtë sukses.

“Ishte një fitore e rëndësishme për ne, për objektivin tonë. Luajtëm me shumë vëmendje dhe të disiplinuar kundër një kundërshtari që mbrohej shumë thellë. Do të kisha dashur disa goditje më të sakta, por ishte një ndeshje e vështirë. Ne ishim të saktë edhe në mbrojtje, nuk lejuam asnjë kundërsulm apo rast për të shënuar kundërshtarin. E kishim lojën nën kontroll, vetëm goli i dytë mungoi. Dayot Upamecano? Nuk më pëlqen dëmtimi i tij dhe nuk po flasim për një dëmtim të lehtë. Momentalisht më kanë informuar se ai mund të mungojë për disa javë, le të shpresojmë” – përfundoi Tuchel.