Sporti

Bayern nuk fiton prej katër javësh në Bundesligë, presidenti i klubit: I besojmë Nagelsmannit

09/19/2022 21:48
nga:L J

A është në rrezik pozita e Julian Nagelsmann pas dështimeve të fundit në Bundesligë? Bayerni nuk ka fituar prej katër xhirove, por e nisi shumë mirë grupin e Champions League, duke mundur Interin dhe Barcelonën dhe pozicioni i trajnerit nuk duket të jetë solid.

Megjithatë, presidenti Herbert Hainer tha se janë të kënaqur me Nagelsmann, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne jemi të bindur për punën e Julian Nagelsmann dhe të gjithë ekipit tonë. Sezoni sapo ka filluar dhe ne e dimë se kemi potencial për të arritur qëllimet tona të mëdha”, tha Hainer.

/GazetaBlic Sport