Sporti

Bayern Munich gati të ofrojë 80 milionë euro për Ronald Araujo

01/06/2024 16:53
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich është seriozisht i interesuar për afrimin e Ronald Araujo nga Barcelona. Uruguaiani ka disa javë që është në fokusin e klubit bavarez, por Barcelona duket se nuk dëshiron ta nxjerrë në shitje mbrojtësin.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Bayern është gati të vendosë në tryezë 80 milionë euro për mbrojtësin, një nga objektivët kryesorë të kampionëve të Gjermanisë, të cilët e konsiderojnë lojtarin themelor ashtu siç rezultoi Harry Kane.

Me një ofertë të tillë, Barça gjithashtu mund të lëkundet dhe e ardhmja e Araujo, megjithatë për momentin katalanasit vazhdojnë t’i qëndrojnë vendimit për të mos e nxjerrë në shitje mbrojtësin.