Bayern Munich do të përfaqësohet nga një delegacion i gjerë në ceremoninë e “Ballon d’Or” 2026, e cila do të mbahet në Londër të hënën, më 26 tetor.
Drejtuesi kryesor i klubit gjerman, Jan-Christian Dreesen, e ka konfirmuar udhëtimin dhe ka shprehur shpresën se Harry Kane do ta fitojë këtë çmim prestigjioz individual.
Në një prononcim për “Münchner Merkur”, Dreesen theksoi statistikat e sulmuesit anglez, i cili ka shënuar 73 gola për Bayernin dhe kombëtaren e Anglisë gjatë periudhës që përfshihet në nominimin e tij.
“Do të ishim jashtëzakonisht të lumtur nëse Harry Kane do të fitonte ‘Ballon d’Or’-in,” u shpreh drejtuesi, duke vlerësuar gjithashtu zhvillimin e sulmuesit dhe ndikimin e tij në lojën kolektive të skuadrës.
Nëse Kane fiton, ai do të bëhet lojtari i parë i Bayernit që e fiton “Ballon d’Or”-in që nga Karl-Heinz Rummenigge në vitin 1981.
/GazetaBlic Sport


