Sporti

Batatina pas fitores ndaj Dukagjinit: Na duhen pikët, çdo lëshim i Ballkanit për ne është avantazh, kemi atmosferë fantastike

02/18/2024 15:15
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore tejet të madhe ndaj Dukagjinit në xhiron e 20’të të Superligës së Kosovës.

Llapi fitoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 2-1, për të fituar tre pikë të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina u shfaq tejet i lumtur me fitoren e sotme dhe pikët e fituara.

“Nuk ka ndeshje të lehtë. Gjithmonë do ta bëjmë maksimumin, Dukagjini ka skuadër shumë të mirë, ne patëm fatin të realizojmë herët – dhe me avantazhin numerik në fushë, pastaj kemi bërë diferencën dhe ishim më të qetë”, tha fillimisht Batatina për Art Sport1.

“Ne këtë sezon pranveror duhet të marrim rezultate pozitive, na duhen pikët që të jemi lartë në tabelë. Besoj që taktikisht kemi luajtur mirë dhe e kemi mbulu kundërshtarin. Gjithë skuadra e ka formën optimale. Nga sot do mendojmë veç për ndeshjen ndaj Fushë Kosovës.

“Çdo pikë e humbur e Ballkanit për ne është avantazh. Mirë që e shfrytëzuam sot. E kemi një harmoni fantastike”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport