Sporti

Batatina: Ballkani është skuadër kampione, por nuk arriti të na dominoj, Llapi po luan futboll të mirë

05/14/2023 17:23
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka fituar ndeshjen ndaj Llapit me rezultatin minimal 1-0, duke marrë tre pikë tepër të mëdha.

Ballkani fitoi ndaj Llapit me golin e Albion Rrahmanit dhe pas barazimit të Dritës ndaj Gjilanit, suharekasit rikthehen në vendin e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Batatina tha se skuadra e tij ka luajtur futboll të mirë edhe njëherë.

“Mendoj që e kemi përgatit ndeshjen mirë. Mendoj që e bëm maksimumin në ndeshje, një pakujdesi erdhi tek goli i Ballkanit. Llapi luajti edhe njëherë futboll të mirë. Sot luftuam shumë në terren, Ballkani është skuadër kampione, por nuk na dominoi me lojë”, tha fillimisht Batatina për Art Sport1.

“Ballkanit ia uroj fitoren, po mendojmë tani për ndeshjen ndaj Gjilanit. Në dy ndeshjet e radhës duam të marrim pikët maksimale që të marrim vendin e katërt, e të presim pastaj çka ndodhë në Kupë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport