Sporti

Bastoni në shitje, Tottenham ka gati ofertën në drejtim të Interit

05/20/2022 13:00
nga:Mergim Rreci

Tottenham është gati të bëjë një ofertë për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, sipas Calciomercato.

Lëvizja do të ribashkonte trajnerin Antonio Conte me italianin, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Manchester Cityn, përcjell GazetaBlic Sport.

Interi e vlerëson Bastonin në rreth 50-60 milionë euro dhe nuk ka gjasa të kënaqet me më pak pasi ata kërkojnë të merren me gjendjen e tyre të rrezikshme financiare.

Klubi po kërkon të ardhura të mira nga shitjet e futbollistëve, me kusht që më pas të ketë një stabilitet financiar.

/GazetaBlic Sport/