KB Peja arriti në finale të playoffit duke mposhtur me rezultat 3-1, Golden Eagle Yllin në serinë gjysmëfinale.
Në ndeshjen e fundit Peja arriti fitore me rezultat 90-100, ku shkëlqeu basketbollisti, Arian Qallaku i cili realizoi 22 pikë në atë takim, shkruan GazetaBlic Sport.
Peja tashmë do e pres fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, kurse basketbollisti, Arian Qallaku ka folur për ‘GazetaBlic Sport‘ për të treguar pritshmëritë rreth finales së madhe.
“Së pari, mendoj që kemi pasur paraqitje të mira në këtë seri të gjysëmfinaleve dhe me meritë jemi në finalen e play-off-it. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme kjo ndeshje, sepse synimi ynë është të shpallemi kampion. Mirëpo, ka qenë e vështirë kjo seri, duke e ditur se kundërshtar kemi pasur kampionin e dy viteve të fundit”, tha fillimisht ai.
“Sa i përket gjysmëfinaleve të tjera, mendoj se të dyja skuadrat janë mjaft të forta dhe cilësore, dhe cila nga ato që shkon në finale do të kemi punë të vështirë dhe sigurisht do të jetë një finale shumë e fortë. Në fund, le të fitojë më i miri”, përfundoi Qallaku për ‘GazetaBlic Sport‘.



