Lajme

Bashkim Ramosaj u bën thirrje bashkatdhetarëve: Votoni nga 17 shtatori, jeni forca jonë më e madhe

09/16/2025 20:52
nga:Genita C

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë thirrje publike për bashkatdhetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor duke ushtruar të drejtën e votës nga jashtë vendit, duke filluar nga data 17 shtator, raporton GazetaBlic.

“Ju gjithmonë keni qenë forca dhe mbështetja më e madhe për ne,” u shpreh Ramosaj, duke i ftuar me përzemërsi të kontribuojnë në të ardhmen e komunës së tyre përmes votës.