Lajme

Bashkim Ramosaj fton të rinjtë e Deçanit nesër në një takim madhështor në ora 19:00

09/26/2025 11:38
nga:N K

Kandidati për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ftuar të rinjtë e Deçanit nesër në ora 19:00 në një takim madhështor për të ndarë idetë dhe vizionin e tij.

Ai njofton se pas takimit, do të festojnë me muzikë.

“Të dashur të rinj të Deçanit,Nesër (e shtunë), më 27 shtator, në ora 19:00, ju ftojmë në një takim madhështor për të ndarë idetë dhe vizionin tonë. Pas takimit, do të festojmë së bashku me muzikë dhe energji rinore!Sheshi para Komunës(Në rast shiu: Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla”)” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: