Lajme

Bashkëshortja e Rexhep Selimit tregon detaje nga dalja e parë publike e UÇK-së

11/28/2022 23:10
nga:G C

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi njëherësh bashkëshortja e ish-eprorit të UÇK-së, Rexhep Selimi ka rrëfyer në Prime Time, daljen e parë publike të UÇK-së.

“Rexha ka dalë publikisht bashkë me Dautin e dajën Mujë me përmend daljen publike të UÇK-së. Në ato momente në atë 28 Nëntor, u dha kushtrimi se Kosovës poi lindë një forcë mbrojtëse, një ushtri që do të luftoj për Kosovën. Kjo ka vlerë, për mua e për gjithë Kosovën.

Mehmeti-Selimi po ashtu ka treguar se sa e vështirë ishte ta binde babain e saj për t’iu bashkuar UÇK-së.

‘Ne me familje kemi qenë në Gjermani, jo për një kohë shmë të gjatë. Por, në momentin kur ndodhen sulmet në Prekaz e gjithandej, dalja publike e UÇK-së ishte thirrje shpirtërore për t’u kthyer në Kosovë. Ne kemi bërë plan të kthehemi bashkë me babin”, tha Mehmeti-Selimi në Prime Time.