Lajme

Bashkëjetoi me një të mitur, intervistohet i dyshuari

11/14/2023 09:24
nga:N K

Policia e ka intervistuar një person në Pejë, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një të mitur.

Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor të hënën, e më pas është thënë se ata janë ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve.

“Pejë – 2022. Me datë 13.11.2023 është shoqëruar për intervistimet i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti (në vitin e cekur-2022) ka kryer veprën e cekur duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur, me të cilën tani janë ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është iniciuar si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.