Oleksanda Kuvshinova, gazetarja ukrainase 24-vjeçare, raportohet se është vrarë gjatë ditës së djeshme pas sulmeve ruse, ku mbeti i vrarë edhe kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski .
Ajo ishte bashkëpunëtore e Fox News, teksa nga producenti i mediumit është përshkruar si vajzë e hareshme dhe e sjellshme, ka raportuar Sky News.
Më herët gjatë ditës u raportua për vrasjen e kameramanit Zakrzewski, i cili u vra gjatë udhëtimit drejt Horenkas, afër Kievit.
Ndryshe, ditë më parë është vrarë edhe gazetari amerikan, Brent Renaud ,ndërsa ishte plagosur kolegu i tij, Juan Arredondo.
RIP Pierre and Sasha. From our last correspondence:
I will effort to get as much of this on TV to help Ukrainians in every way possible. Keep Smiling.
Pierre pic.twitter.com/StinVdSfFK— Lucas Tomlinson (@LucasFoxNews) March 15, 2022


